Mohamed Salah ka gjetur golin e parë me fanellën e Trabzonsporit, duke zhbllokuar sfidën ndaj Istanbul Basaksehir në javën e kampionatit turk.

Ylli egjiptian realizoi në minutën e 8-të, duke nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në kampionat me skuadrën turke. Salah kishte bërë debutimin në javën e parë, në barazimin 1-1 ndaj Kasımpaşas, ndërsa në ndeshjen e dytë europiane ndaj Ferencvarosit nuk kishte arritur të shënonte.

Momenti më i veçantë pas golit ishte festa me Ernest Muçin. Futbollisti i Kombëtares shqiptare iu bashkua Salahut në festimin e golit, duke krijuar një moment të bukur mes dy prej emrave kryesorë të repartit ofensiv të Trabzonsporit.

Për Salah, ky është një gol i rëndësishëm për të nisur të shkruajë historinë e tij në Turqi, ndërsa për Muçin një tjetër moment në krah të një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Mohamed Salah ka shënuar edhe golin e dytë personal ndaj Istanbul Basaksehir, ndërsa këtë herë asistuesi është Ernest Muçi. Në minutën e 48-të, futbollisti i Kombëtares shqiptare dha asistin për Salahun, i cili realizoi dhe i dha Trabzonsporit avantazhin 2-1. Kështu, pas golit të parë në minutën e 8-të, Salah shënon sërish menjëherë pas pushimit, ndërsa Muçi bëhet protagonist direkt në golin e dytë të skuadrës turke.

Top Channel