Championship, Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi, vetëm 57 minuta në fushë
Manchester City e harron në një farë mënyre humbjen e rëndë të pësuar ndaj Arsenalit në Community Shield dhe këtë e bën duke fituar ndeshjen e parë të sezonit në Premier League, atë ndaj Bournemouth me rezultatin 2-1.
Ishte një fitore e vuajtur kjo për Manchester City që ka nisur një epokë të re pa Pep Guardiolën në pankinë dhe disa prej yjeve tij si Bernardo Silva e Rodri të larguar drejt Spanjës. Dhë në fakt ishtë Bournemouth ai që mori avantazhin në këtë ndeshje teksa në minutën e 26 shënoi golin e avantazhit me Marcus Tavernier dhe me rezultatin 1-0 për Bournemouth u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.
Por Bournemouth arriti të ruajë këtë avantazh deri në minutën e 85 kur skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca arriti të barazojë shifrat në 1-1 me golin e Guehi. Ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes u shfaq në skenë Gvardiol, që veshi petkun e heroit për Citizens teksa shënoi golin e fitores 2-1 për Manchester City, një gol që fillimisht u anulua, por që më pas u konsiderua i rregullt nga sistemi VAR dhe kështu Manchester City mori 3 pikët e para në këtë sezon në kampionatin anglez.
Ndërkaq, kjo javë e parë e Premier League dhuroi një tjetër rezultat surprizë. Bëhet fjalë për fitoren e thellë të Brightonit ndaj Aston Villës me rezultatin 4-0 me skuadrën e Unai Emery që për 50 minuta luajti në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Joao Gomes. Autogoli i Lindelof dhe golat e De Cuyper dhe Hishelwood ishin ata që ndëshkuan rëndë skuadrën fituese të Europa League.
Top Channel