Julian Alvarez ishte një prej protagonistëve të merkatos së transferimeve. Sulmuesi argjentinas është vënë prej kohësh në shënjestrën e Barcelonës që kërkon të zëvendësojë Robert Lewandowskin me futbollistin që e ka shfaqur dëshirën për të vijuar karrierën te skuadra katalanase.

Por futbollisti është përballur me kundërshtimin e fortë të Atletico Madrid që nuk e lejon atë të largohet te kampionët në fuqi të Spanjës. Edhe gjatë Botërorit sulmuesi e pohoi publikisht dëshirën për t’u transferuar dhe të bëjë realitet ëndrrën e tij, por Los Colchoneros ishin të palëkundur në qëndrimin e tyre, madje ata janë të gatshëm ta lejojnë atë të largohet në çdo klub tjetër që nuk është Barcelona dhe tashmë mes palëve është krijuar një situatë e tensionuar ku tashmë janë përfshirë edhe tifozët.

Kjo u pa pasditen e kësaj të diele në ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Villarrealit e vlefshme për javën e dytë të Ligës Spanjolle. Alvarez u hodh në fushën e lojës në minutën e 66. Në momentin që argjentinas hyri në fushën e lojës, publiku në Metropolitano nuk i kurseu kontestimet dhe fërshëllimat në drejtim të futbollistit që edhe gjatë qëndrimit të tij në stol përpara se të aktivizohej ishte shumë serioz në fytyrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)

Top Channel