Qëlloi me armë në drejtim të mjetit të një shtetasi, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme zonën e Dukagjinit, në Shkodër. Dy persona, babë e bir, janë vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult. Viktimat janë Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, ndërsa i plagosur ka mbetur Lazer Bashi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Për shkak të terrenit të thellë malor, largësisë prej disa orësh nga qyteti i Shkodrës dhe mungesës së valëve telefonike në zona të caktuara, komunikimi dhe mbledhja e informacionit të plotë janë të vështira.
Në vendngjarje po shkon edhe një grup i posaçëm hetimor, i cili do të punojë për zbardhjen e dinamikës së krimit, dokumentimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi L. B.
Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Top Channel