Agustina blindon Lautaro Martinez te Interi, postimi i bashkëshortes së sulmuesit qetëson tifozët
Te Genoa shpërtheu zemërimi për golin e avantazhit të Kevin De Bruyne në sfidën e zhvilluar në Marassi. Në një intervistë për Sky Sport, Drejtori Sportiv i klubit kuqeblu, Diego Lopez foli shumë ashpër në lidhje me këtë episod.
‘Jemi shumë krenarë për djemtë-tha Diego Lopez-për fatin tonë sot në futboll ka kaq shumë telekamera dhe e gjithë Italia e pa atë çfarë ndodhi, ishtë një aksion shumë i qartë. Kishte shqetësime për caktimin e Di Bellos, u përpoqëm të mos mendonim shumë për VAR-in e vitit të kaluar me Napolin dhe për kartonin e kuq që nuk u dha në Romë. Për fat të keq ka gjëra ku ne nuk hyjmë fare. Kur pëson një gol në këtë mënyrë, reagimi i qartë është ai që të tentosh të shënosh një tjetër’
Më pas Diego Lopez shpjegon më mirë.
‘Vitin e kaluar Di Bello ishte në sallën VAR ndaj Napolit dhe ndryshoi vendimin për një penallti që arbitri në fushë nuk e dha, pastaj Open VAR i dha të drejtë Genoas-shtoi Diego Lopez-ndërsa në Roma-Genoa kishte një goditje në fytyrë ndaj portierit tonë dhe në fund na dhanë të drejtë’.
Ndërsa trajneri Daniele De Rossi u shfaq në konferencën për shtyp duke e ruajtur qetësinë, por u duk qartë i bezdisur dhe ishte shumë i qartë në vlerësimin e tij.
‘Kjo është një ndër gjërat më të këqija që më ka ndodhur që kur kam hyrë në botën e futbollit-tha De Rossi-kam një ide negative për atë që ndodhi dhe është më mirë të ndalem këtu sepse nuk dua të shkoj përtej. Do të doja që të fitoja një ndeshje kështu për t’ju thënë se fitova një ndeshje në një mënyrë të veçantë. Kush ka luajtur futboll, nuk mund të mos e konsiderojë faull, çdo arbitër në botë në atë moment tha faull. Po e lë me kaq sepse dua të jem në pankinë në ndeshjet me Romën, Lazion dhe në shtëpi ndaj Comos. Kjo është shumë e shëmtuar, të gjithë jemi të hidhëruar. Arbitri Di Bello është i paaftë? Jo, për mendimin tim nuk është i paaftë’.
Top Channel