Lionel Messi njihet globalisht për këmbët e tij të arta, për shpejtësinë marramendëse me topin dhe aftësinë për të lënë pas mbrojtësit me lëvizje të pakuptueshme. Por, a e keni parë ndonjëherë sa i shpejtë është “Pleshti” kur bëhet fjalë për gishtat e duarve?

Një video e fundit, e kapur në momente relaksi gjatë stërvitjes, na zbulon një “talent” të fshehtë të argjentinasit. I ulur qetësisht në stol, i mbrojtur nga të ftohtit me xhupin e tij të Inter Miamit, Messi po shijon si zakonisht maten e tij të dashur. Kjo do të thotë që njëra dorë (ajo e majta) është e zënë me termosin dhe gotën. Çfarë bën Messi me dorën tjetër? Shkruan një mesazh.

Dhe nuk e bën ashtu siç do ta bënte një njeri i zakonshëm që ka vetëm një dorë të lirë! Kamera fokusohet te gishti i tij i madh i dorës së djathtë, i cili lëviz me një shpejtësi marramendëse mbi ekranin e telefonit. Njësoj siç pason topin mes vijave në fushën e blertë, gishti i Messit duket se “fluturon” mbi tastierë, duke shkruar me një ritëm që do ta kishin zili edhe adoleshentët më të fiksuar pas mesazheve.

Kliko këtu për të parë videon e jashtëzakonshme të Messit

Është një skenë njëkohësisht komike dhe mbresëlënëse. Ndërsa komentatorët flasin për temperaturat dhe angazhimin e tij, të gjithë sytë e shikuesve janë te ai gisht i madh që nuk ndalet. Duket se argjentinasi nuk humb kohë as për t’i kthyer përgjigje Antonelës (apo kujtdo që i shkruante). Përfundimi? Leo Messi mbetet i pakapshëm… edhe kur po përdor thjesht një smartphone me një dorë!

Top Channel