Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen
Lando Norris nuk ndalet në Botërorin e Formula 1. Piloti britanik i McLaren triumfoi në Çmimin e Madh të Holandës, një sukses ky që vjen pas triumfit që kampioni i botës në fuqi arriti përpara 4 javësh në Hungari para pushimeve të verës së kampionatit.
I nisur nga pole position, Norris u desh të vihet në ndjekje të Andrea Kimi Antonellit, por ndryshon ritëm në momentin kyç të një gare që u karakterizua nga ndërprerja e saj për shkak të një aksidenti të pësuar nga Verstappen dhe nga një sërë kalimesh në bokse të makinave.
Menjëherë pas Norris në vendin e dytë u pozicionua kryesuesi aktual i Botërorit, Kimi Antonelli me Mercedes, me shokun e tij të skuadrës, George Russell që plotësoi podiumin e garës. Dy makinat Ferrari mbetën jashtë podiumit me Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc të pozicionuar në vendin e 4 dhe të 5 të ndjekur nga Oscar Piastri dhe Liam Laëson.
Nuk mundi dot të përfundojë garën Max Verstappen protagonist i një aksidenti të frikshëm, por që për fatin e mirë nuk pati pasoja për të. Gjithçka ndodhi në fundin e xhiros së parë me Verstappen që u kalua nga shoku i tij i skuadrës pas 3 kthesave të para të pistës dhe më pas në kthesën 14 humbi kontrollin e makinës për t’u përplasur me murin e jashtëm mbrojtës për të përshkuar më pas pistën ku për mrekulli nuk u përplas nga grupi i makinave të tjera. ‘Jam mirë’ u dëgjua të thotë Verstappen në komunikimin me radio me skuadrën me pilotin që doli vetë nga makina duke i dhënë fund garës së shtëpisë së tij pa e nisur mirë.
Top Channel