Messi rikthehet në Argjentinë, gati të luajë për herë të parë në karrierë ndaj një klubi të vendlindjes
Erling Haaland ka surprizuar fansat pak orë para debutimit të Manchester City në Premier League, duke i dhënë lamtumirën flokëve të gjata.
Sulmuesi norvegjez është shfaqur me një “buzz cut”, prerje shumë të shkurtër, në videon e publikuar në rrjetet sociale me mesazhin “New season, new trim”. Haaland telefonoi disa prej miqve dhe personave të afërt për t’u treguar look-un e ri. Mes tyre ishte edhe Jack Grealish, i cili nuk e kurseu batutën: “Dukesh sikur je 10 vjeç!”
Por reagimi më pikant erdhi nga ish-trajneri i tij, Pep Guardiola. Kur Haaland i tregoi prerjen e re, tekniku spanjoll reagoi i habitur: “No way! You’re lucky you have hair, I would love to have it.” (S’ka mundësi, ti ishe me fat se kishe flokët që do të doja të kisha edhe unë.)
Pra, sezon i ri, flokë të rinj dhe një Haaland që, të paktën në pamje, ka vendosur të nisë nga zero.
🚨🚨🎙️| Pep Guardiola’s reaction to Erling Haaland’s new haircut:
“You’re lucky you have hair, I would love to have hair.” 😂 pic.twitter.com/njdkCwICGC
— CentreGoals. (@centregoals) August 23, 2026
Top Channel