Vdes në moshën 36-vjeçare ylli i “Heroes” dhe “Nashville”, Hayden Panettiere/ Mjeku: Aktorja pësoi arrest kardiak Me entuziazëm dhe buzëqeshje është pritur nga publiku spektakli i humorit “Verë dhe Portokalle”, gjatë ndalesës së tij në qytetin e Korçës.
Eventi veror, i cili sjell aktorët e njohur të “Portokallisë” në ture në qytete të ndryshme të vendit, mblodhi qindra qytetarë, vizitorë dhe turistë në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”.
Mbrëmja dhuroi një atmosferë festive përmes skeçeve me batuta të përshtatura për kontekstin lokal, performancave dhe këngëve.
Për artistët e trupës, Korça mbetet gjithmonë një nga ndalesat më të dashura dhe mikpritëse të këtij turi veror.
Turi i “Verë dhe Portokalle” do të vijojë udhëtimin drejt Kolonjës, ku do të përmbyllë edhe këtë edicion veror pranë spektatorit që i ndjek prej dekadash.
Top Channel