Emily Ratajkowski publikon foto nga pushimet/ Modelja shfaqet duke u puthur me të dashurin e saj

14/08/2026 13:05

Modelja e njohur Emily Ratajkowski ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e saj, ku këtë herë ka zbuluar edhe një moment romantik me të dashurin e saj, regjisorin Romain Gavras.

Në një postim të publikuar të enjten, më 13 gusht, në llogarinë e saj në Instagram, Ratajkowski ka ndarë një seri fotosh nga pushimet, ku shfaqen pamje nga plazhi, vaktet dhe momente të kaluara në një varkë.

Modelja nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë ku janë realizuar fotografitë, por më herët kishte bërë të ditur se kishte vizituar disa destinacione në Greqi gjatë pushimeve të saj.

Mes fotove të publikuara, vëmendjen e mori një imazh ku ajo shfaqet pranë Romain Gavras. Të dy duken shumë të afërt dhe, edhe pse Ratajkowski ka zgjedhur t’ua presë fytyrat në fotografi, nga imazhi duket qartë se çifti po shkëmben një puthje.


Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, veçanërisht për shkak të momentit romantik mes modeles dhe regjisorit, ndërsa Ratajkowski ka preferuar të mos japë detaje të tjera për pushimet apo vendndodhjen e saj.

Top Channel