Ekskluzive/ “Ose zbrit, ose do djeg veten me benzinë”, krimi në Fier i paralajmëruar disa herë, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Refiti më vuri tre kushte, më tha ‘do ju shuaj si fis’
Rodrigo Hernández, i njohur si Rodri, 30 vjeç, do të mbërrijë këtë pasdite në Barcelonë, pasi Barcelona dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje paraprake për transferimin e mesfushorit madrilen, raporton “Mundo Deportivo”.
Sipas marrëveshjes, Barça do të paguajë 60 milionë euro fikse, ndërsa në kontratë janë parashikuar edhe 11 milionë euro të tjera në formë bonusesh, në varësi të titujve të fituar.
Rodri vjen te Barcelona pas shtatë sezonesh te Manchester City, klub me të cilin ka fituar gjithçka.
Pas mbërritjes në Barcelonë, futbollisti do të shkojë në hotel për të pushuar. Të martën në mëngjes, ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe fizike, përpara se të firmosë kontratën me klubin katalanas.
Barcelona planifikon ta prezantojë Rodrin të martën rreth orës 13:00, nëse deri atëherë përfundojnë të gjitha procedurat burokratike dhe shkëmbimi i kontratave me Manchester Cityn.
Do të jetë i pranishëm në “Joan Gamper”
Pasi të zgjidhet çështja kontraktuale, Rodri pritet të jetë i pranishëm edhe në trofeun “Joan Gamper”, që do të zhvillohet të mërkurën në “Spotify Camp Nou”, në orën 20:00.
Mesfushori nuk do të luajë në këtë ndeshje, por pritet të zbresë në fushë për t’u prezantuar para tifozëve të rinj, së bashku me afrimet e tjera të Barcelonës, Gordon, Adeyemi, Bisiëu dhe Cancelo, si dhe pjesën tjetër të skuadrës.
Pas prezantimit, Barcelona do të përballet me Al-Ahly të Egjiptit në kuadër të trofeut “Joan Gamper”.
Top Channel