Me Zion Suzukin te Aston Villa u duk se efekti domino te portierët do të çonte Emiliano Martinez te Juventusi. Por pas ofertës së bërë pasditen e së dielës, bardhezinjtë preferuan që të orientoheshin te Guglielmo Vicario dhe kështu transferimi i argjentinasit në Torino dështoi dhe kjo ndodhi për arsye ekonomike dhe fizike.

Pretendimet e klubit anglez.

E nisim nga çështja e parë, ajo ekonomike. Juventus, gjithnjë e ka thënë qartë se nuk do t’i ofronte Aston Villës më shumë se 10 milionë euro duke përfshirë dhe bonuset për një portier 34 vjeçar dhe që prej kohësh kishte shfaqur dëshirën për t’u larguar. Një shifër kjo që Carnevali mendoi se mund të bindte klubin nga  Birmingham, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për Suzukin. Por kërkesa e Aston Villës nuk ndryshoi asnjëherë në këto 2 muaj; 15 milionë euro. Në këtë pikë me Di Gregorion jashtë projektit dhe kur ka mbetur më pak se 1 javë nga fillimi i Serie A, drejtuesit e Juventusit, preferuan të shohin diku tjetër.

Operacioni në dyshim.

Por është edhe situata e dorës së djathtë të Emiliano Martinez e dëmtuar prej kohësh, me portierin argjentinas që shtrëngoi dhëmbët duke luajtur në Botërorin 2026 me një gisht të thyer. Juventus mori informacione për të kuptuar situatën reale, duke mos marrë garancitë e duhura në këtë pikë. Nëse Emiliano Martinez do të operohej, Zonja e Vjetër do të humbiste shërbimin e tij për 2 muaj

Dëshira e Emiliano Martinez

Ishin këto dy pengesa shumë të mëdha, madje më të mëdha edhe se vetë dëshira e Martinez të t’u transferuar te Juventus. Portieri 34 vjeçar për shumë kohë u përpoq si me agjentët e tij ashtu edhe me vetë Aston Villan për të realizuar kalimin e tij te Zonja e Vjetër, por tashmë bardhezinjtë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, Vicarion.

Top Channel