Qyteti që përballoi tërmetin në Kolumbi/ Si i mbijetoi Armenia lëkundjeve 7.4 ballë? 27 vite përgatitje pas katastrofës së vitit 1999
Një 22-vjeçar rezulton i zhdukur dhe dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy anijeve në brigjet e Kanës, në jug të Francës.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Përplasja ndodhi rreth orës 22:45 në Gjirin e Napolit, në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta. Në aksident u përfshinë një anije e tipit Pardo, me 11 persona në bord, dhe një varkë e fryrë me 10 persona. Të dyja mjetet lundruese mbanin flamurin francez.
Forca e përplasjes bëri që të gjithë personat që ndodheshin në bordin e varkës së fryrë të përfundonin në det. Ekipet e emergjencës nisën menjëherë një operacion të gjerë kërkimi dhe shpëtimi.
Ce dimanche 16 août 2026 aux alentours de 23 heures, deux bateaux sont entrés en collision au large de Mandelieu-la-Napoule, dans la baie de Cannes, impliquant onze personnes. Dix d'entre elles, en état d'urg*nce absolue ou relative, ont été transférées à l'hôpital, tandis qu'une… pic.twitter.com/1ggRv1CVce
— franceinfo (@franceinfo) August 17, 2026
Në total, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga deti 20 persona, të cilët u transportuan drejt porteve të La Napoule dhe La Rague, në Mandelieu-la-Napoule.
Dhjetë persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe disa adoleshentë. Gjashtë prej tyre pësuan dëmtime të lehta, ndërsa katër të tjerë u klasifikuan në gjendje të rëndë. Të plagosurit më rëndë u transportuan me ambulanca dhe helikopterë drejt spitaleve në Kanë, Antib, Nisë dhe Tulon.
Ndërkohë, një operacion kërkimi vijon për gjetjen e 22-vjeçarit që rezulton ende i zhdukur. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të përplasjes mes dy mjeteve lundruese.
Top Channel