‘Faleminderit nga zemra, Djimmi’/ Atalanta i jep përshëndetjen kapitenit të Kombëtares shqiptare
Përpara më pak se një viti, Sergi Busquets u tërhoq nga futbolli për të nisur një karrierë të re si trajner.
Legjenda e Barcelonës është kthyer në shtëpi dhe këtë të hënë i është bashkuar stafit teknik të Barcelona B, ku ai do të jetë përkrah Juliano Belletti, teksa do të jetë asistenti i tij.
Ish mesfushori i Barcelonës, në këtë mënyrë kthehet te blaugranat, 3 vjet pas largimit prej tij. Sergio Busquets, tashmë 38 vjeçar, zhvilloi 15 sezone me skuadrën katalanase si futbollist dhe më pas u transferua te Inter Miami ku luajti për dy sezone, të fundit për të, së bashku me Lionel Messin, Luis Suares apo Jordi Alba
Barcelona B e fitoi ndeshjen miqësore të parë në fundjavën e kaluar teksa mposhti Hospitalet me rezultatin 2-0 me gola të Shane Kluivert dhe Ignasi Quer, një nga blerjet më të reja të skuadrës, ndërsa miqësoren e radhës skuadra e dytë e Barcelonës do ta luajë ndaj CE Europa në stadiumin Johan Cruyff.
View this post on Instagram
Top Channel