Dinamo zbret në fushë për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Conference League, ku përballë do të ketë skuadrën letoneze Auda.

Kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë.

“Nëndetësja” do të kërkojë të përmbysë rezultatin dhe të sigurojë kalimin në fazën play-off, duke synuar pjesëmarrjen në këtë fazë të kompeticionit për të dytin sezon radhazi.

Për këtë sfidë, trajneri Ilir Daja ka bërë edhe ndryshime në formacion. Lorran pritet të marrë vendin e Përndrecës, i cili mungon për shkak të pezullimit pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë.

Dinamos i duhet një fitore për të përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe për të vijuar rrugëtimin europian.

REZULTATI LIVE:

DINAMO 2-0 AUDA (2-1)

Qardaku 36′, Qefalia 45′

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel