Video/ Kanadaja përfshihet nga zjarret masive, ushtria nis evakuimin e banorëve, tymi arrin deri në SHBA
Massimo Moratti vuri re një problem te Barcelona në lidhje me Lionel Messin dhe u hodh në sulm si një fajkua.
“Messi nuk ndihet i vlerësuar? Mendoj unë”, kishte thënë presidenti i Interit. Kështu shkuan pak a shumë gjërat. Përpara 20 vitesh, në dhjetor të vitit 2006, Moratti takoi në Milano babanë e yllit argjentinas për ta sjellë në “San Siro”. Një histori që u tregua si nga Moratti, ashtu edhe nga vetë Laporta.
“Interi ofroi 250 milionë euro, por i thashë ‘jo'”, tregoi Laporta dhe Messi qëndroi në “Camp Nou”.
Në atë kohë, theksonte “La Gazzetta dello Sport”, kishte mosmarrëveshje me Barcelonën për kontratën. Messi përfitonte 3 milionë euro, gjysmën e asaj që përfitonte Ronaldinho, ndërsa Jorge Messi kërkonte një marrëveshje më të mirë.
Moratti, i tunduar nga mundësia për ta sjellë atë në Milano, u takua me babanë e futbollistit me rastin e një spoti publicitar të organizuar nga djali i Fabio Capellos. Edhe Maradona kishte deklaruar: “Interi duhet të tentojë të marrë Messin; ai është e ardhmja”, ishin fjalët e El Pibe de Oro.
Massimo Moratti e përkufizoi operacionin si një “çmenduri të kthjellët” për të tentuar në mënyrë konkrete realizimin e një blerjeje të paprecedentë për kohën: 250 milionë euro. Laporta refuzoi.
Massimo Moratti, në vitin 2020, e tregoi kështu historinë: “Nisëm ta ndiqnim që nga Botërori U18. Misioni në Spanjë. Të mitë u kthyen dhe treguan për vështirësitë me shëndetin dhe angazhimin e Barcelonës, si edhe për përkushtimin e saj për t’i zgjidhur ato probleme”, tha Moratti. “I thashë: lëreni fare. Betohem.”
Ndërsa në vitin 2025 ai shtoi: “Kishte gazetarë që më pyesnin se çfarë mendoja për Ronaldinhon. Unë u përgjigjesha se më pëlqente Messi. Ai e dinte këtë dhe u vu në kontakt me ne, por ishte kuruar dhe rritur në Barcelonë. Për disa vjet më dërgoi fanellën e tij me autograf.”
Ndërsa vetë Messi, në vitin 2007, kishte folur kështu për Interin: “Interi gjithnjë më ka pëlqyer. Luajnë shumë argjentinas. Mbrojnë mirë dhe kanë një sulm shumë të mirë. Ibrahimovic, Adriano, Crespo, Cruz, Recoba.”
Top Channel