Aksident në unazën e Fierit, BMW humb kontrollin dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

18/07/2026 16:48

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i BMW-së, i cili është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Top Channel