“Do bëj tatuazh Luis De La Fuenten në trup”/ Premtimi i çmendur i yllit të Spanjës nëse fiton Botërorin: Të nesërmen tërhiqem nga kombëtarja
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, është mes të ftuarve të FIFA-s për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të luhet të dielën në “MetLife Stadium” në New York, SHBA.
Në kuadër të aktiviteteve që i paraprijnë finales, Duka, njëherazi zëvendëspresident i UEFA-s, mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në “Trump Tower” në Manhattan, ku ishin të pranishëm drejtues të futbollit botëror dhe delegacione nga vende të ndryshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i FSHF-së shkroi:
“Në ‘Kullën Trump’, New York, për të nderuar dhe celebruar suksesin e Kupës së Botës FIFA 2026, një edicion historik, i organizuar për herë të parë nga tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, nga vizioni deri te realizimi i një turneu që dëshmoi edhe një herë një të vërtetë të madhe: Futbolli bashkon botën.”
Top Channel