Tatiana ‘syshqiponja’ Guzman, kush është arbitrja asistente e VAR e finales që ka shkruar historinë e Nicaraguas

18/07/2026 15:17

Nikaragua do të përfaqësohet në Kupën e Botës 2026 nga arbitrja Tatiana Guzman e caktuar nga FIFA si asistente VAR për ndeshjen mes Spanjës dhe Argjentinës që do të luhet ndeshjen e 19 korrikut në MetLife Stadium.

Ky emërim që u konfirmua nga Federata e Futbollit të Nikaraguas përfaqëson një arritje historike për vendin; Guzman është në fakt arbitrja e parë nga Nikaragua që bëhet pjesë e një klase arbitrare në një finale të Botërorit të meshkujve.

Guzman, 38 vjeçare, arbitre e FIFA nga 2014 ka spikatur në këtë turne për një vendim të rëndësishëm në 1/16 e finaleve mes Gjermanisë dhe Paraguajit kur nga salla VAR sinjalizoi një faull ndaj portierit Orlando Gill në golin e Jonathan Tah që solli anulimin e tij. Ndërhyrja e saj u pa si një shembull i aftësisë së Guzman për të dalluar shumë shpejt një moment që shpëtoi pa u parë në fushë aq sa e mbiquajtën syshqiponjë’

Ndërsa në 1/8 e finaleve, Guzman u bë protagoniste edhe në sfidën mes Brazilit dhe Norvegjisë, kur thirri arbitrin e fushës për një kontakt në zonë mbi Matheus Cunha; pas rishikimit në monitor u akordua penallti për brazilianët, të cilën Bruna Guimaraes e gaboi.

Tatiana Guzman ka qenë edhe në kompeticione të tjera si Botërori i Klubeve 2025 dhe turne të tjerë për të rinj. Po kështu Guzman është vlerësuar edhe nga Shefi i Arbitrave të FIFA, Pierluigi Collina që e përkufizoi nikaraguajanen si një talent të rëndësishëm të sallës VAR.

Top Channel