Botërori 2026, sa ndeshje të vendosura me përmbysje dhe gola në minutat shtesë
E ardhmja e Romelu Lukaku nuk është shkruar ende. Në javët e fundit të sezonit, raportet mes sulmuesit dhe Napolit u krisën, por Botërori i zhvilluar nga Big Rom ka rindezur çdo lloj diskutimi. Allegri duhet të besojë ende te belgu apo është më mirë që futbollisti dhe klubi të ndajnë rrugët?
Që Napoli duhet të sistemojë skuadrën nuk është një mister dhe në javët e fundit vetë De Laurentiis konfirmoi se është e nevojshme të realizohen disa largime
‘Kemi 47 futbollistë dhe duhet të sistemojmë të paktën 25’-kanë qenë fjalët e presidentit të Napolit.
Kontrata e Lukakut me Napolin skadon në 2027 dhe emri i tij është ndër më të lakuarit përsa iu përket largimeve me skuadrën italiane që nuk do të kundërshtonte shitjen e tij për të riinvestuar të ardhurat e arkëtuara prej tij. Sipas asaj që publikohet nga e përditshmja ‘Il Mattino’ edhe vetë futbollisti ka filluar të mendojë për një largim nga Italia. Ish sulmuesi i Romës dhe Interit, mësohet se iu ka thënë miqve më të ngushtë të tij se është gati të transferohet në Turqi, gjithnjë nëse vijnë oferta bindëse jo vetëm në planin sportiv, por edhe atë ekonomik.
Për momentin, skuadra më e interesuar për Lukakun është Fenerbahçe që pas Greenëood dëshiron t’iu dhurojë një tjetër emër me peshë tifozëve të tij. Por në sfond mbetet gjithnjë Besiktasi i Vincenzo Italiano. Gjithsesi të gjitha diskutimet do të shtyhen për javët e ardhshme kur Lukaku të kthehet në Napoli pas pushimeve që po shijon në Belgjikë me familjen e tij.
Top Channel