Video/ Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

19/07/2026 01:03

Anglia e ka mbyllur Kupën e Botës 2026 në vendin e tretë, pasi triumfoi 6-4 ndaj Francës në një ndeshje spektakolare me plot 10 gola, të zhvilluar në Miami.

“Tre Luanët” e nisën vrullshëm sfidën dhe kaluan në avantazh që në minutën e tretë me një goditje të fuqishme nga distanca të Declan Rice. Mesfushori anglez ishte sërish protagonist në minutën e 18-të, kur asistoi për Ezri Konsa, i cili shënoi me kokë për 2-0.

Dominimi anglez vazhdoinë pjesën e parë. Marcus Rashford shërbeu për Bukayo Saka, që realizoi golin e tretë në minutën e 37-të, ndërsa në shtesën e pjesës së parë ylli i Arsenalit shënoi edhe të dytin personal për ta çuar rezultatin në 4-0.

Franca reagoi menjëherë pas pushimit. Kylian Mbappé ngushtoi diferencën në minutën e 48-të pas një asisti të Michael Olise, ndërsa Bradley Barcola realizoi për 4-2 vetëm gjashtë minuta më vonë.

Në minutën e 66-të, Mbappé shënoi sërish dhe e riktheu plotësisht në lojë Francën, duke e çuar rezultatin në 4-3.

Megjithatë, në minutën e 85-të Anglia fitoi një penallti pasi Djed Spence u pengua në zonë nga Malo Gusto. Nga pika e bardhë, Bukayo Saka ishte i saktë, kompletoi tripletën personale dhe realizoi golin e pestë të anglezëve.

Drama nuk përfundoi aty. Në minutën e gjashtë shtesë, Ousmane Dembélé shënoi për 5-4 dhe i dha edhe një herë shpresë Francës. Por vetëm dy minuta më vonë, Jude Bellingham zhvilloi një aksion fantastik individual, kaloi disa kundërshtarë dhe me një goditje të saktë vulosi fitoren 6-4 të Anglisë.

Me këtë sukses, skuadra e Thomas Tuchel siguron medaljen e bronztë në Botërorin 2026, ndërsa Franca e mbyll turneun në vendin e katërt, në ndeshjen e fundit të Didier Deschamps si trajner i “Les Bleus”.

Rezultati:

Francë 4-6 Angli

Mbappe 48′, 66′, Barcola 58′, Dembele 90+6′ / Rice 3′, Konsa 18′, Saka 37′, 45+1′, (P) 87′, Bellingham 90+8′

Ngjaret Kryesore:

90+9′ Mbyllet sfida me fitoren 4-6 të Anglisë!

90+8′ Goool Anglia/ Bellingham lëviz bukur drejt zonës, i shmanget lojtarëve dhe shënon golin e gjashtë për Anglinë. (Video)

90+6′ Goool Franca 4-5/ Dembele hyn në zonë dhe me të majtën tund rrjetën. (Video)

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

87′ Goool Anglia 3-5/ Saka nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (Video)

85′ Penallti për Anglinë! Spence pengohet në zonë nga Malo Gusto dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh.

84′ Mbappe godet nga distanca, por Henderson e kontrollon topin pa problem.

66′ Goool Franca 3-4/ Mbappe godet brenda zonës dhe gjen sërish rrugën e rrjetës. (Video)

64′ Mbappe pason për Dembele, i cili kalon mbrpjtësin dhe godet me të majtën, por Henderson arrin ta ndalë.

54′ Goool Franca 2-4/ Barcola merr një top në zonë dhe nuk gabon përballë Henderson. (Video)

48′ Goool Franca 1-4/ Olise hedh një top në zonë për Mbappe, i cili nuk gabon përballë portierit. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Goool Anglia 0-4/ Saka godet me të majtën në hyrje të zonës dhe shënon të katërtin. (Video)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

37′ Goool Anglia 0-3/ Pas një sërë tentativash në zonë, Rashford pason për Sakan i cili nuk gabon me portën e boshatisur. (Video)

35′ Mbappe hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet nga Henderson.

18′ Goool Anglia 0-2/ Rice kroson drejt zonës dhe Konsa kërcen mbi të tjerët dhe tund rrjetën pas një goditje me kokë. (Video)

11′ Saka lëviz bukur në zonë dhe me të majtën tund rrjetën, por gjyqtari e anulon për një pozicion të parregullt.

3′ Goool Anglia 0-1/ Rice godet nga distanca dhe shtang Maignan duke tundur rrjetën. (Video)

1′ Nis sfida në Miami!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel