Live/ Dita e 44-të e tubimit në Tiranë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Nuk do të tërhiqemi deri në shtator

13/07/2026 21:20

Protestuesit e kanë vendosur, verën do ta kalojnë në bulevard. Në ditën e 44 të protestës, organizatorët njoftuan se nuk tërhiqen deri në shtator.

Për herë të parë pas 44 ditësh në bulevard, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Nga sheshi u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.

Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit, me flamujt kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqjen e politikës.

Top Channel