Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador: Si ndahet më latines, gjithë ditën…
Qeveria shqiptare synon ndërtimin e një kompleksi multifunksional në Tiranë, që do të përfshijë të gjitha institucionet e pavarura.
Pak muaj pas vendimit të Këshillit të Ministrave, në shkurt të 2026-ës, për transferimin e pronave shtetërore te Korporata Shqiptare e Investimeve, me synim krijimin e Korpusit të institucioneve të pavarura dhe Qendrës për zhvillimin multifunksional në Tiranë, nisin procedurat e prokurimit.
Në tenderin e shpallur të hënën e 13 korrikut nga Korporata Shqiptare e Investimeve theksohet se objekti parashikohet të ndërtohet në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, në një sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katror. Brenda këtij korpusi do të jenë disa godina, ku do të akomodohen INSTAT, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Autoriteti i Konkurrencës dhe Komisioni i Prokurimit Publik.
Gjithashtu, brenda kësaj sipërfaqeje do të jetë edhe Qendra për Zhvillimin Multifunksional në ish-Fushën e Aviacionit, e cila do të përfshijë një klinikë shëndetësore për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, një palestër për strukturat operacionale të Ministrisë së Brendshme dhe një kompleks me funksione komerciale e rezidenciale. Sipas procedurës së prokurimit të shpallur nga Korporata e Investimeve Shqiptare, ku kjo e fundit vë në dispozicion pronën shtetërore, hapet gara për përzgjedhjen e një partneri privat, që do të projektojë dhe zhvillojë kompleksin.
Në këmbim, partneri privat do të përfitojë të drejtën e zhvillimit të një objekti multifunksional në pronën e Korporatës. Gara për përzgjedhjen e partnerit privat do të vijojë deri më 4 shtator në orën 15.00, dhe subjekti që do të shpallet fitues duhet të financojë konkursin ndërkombëtar të arkitekturës, të paguajë projektin e detajuar arkitekturor, të sigurojë ambiente të përkohshme për institucionet publike gjatë ndërtimit, të paguajë taksat, tarifat dhe kostot e lejeve, të regjistrojë objektet e reja, si dhe të ndërtojë edhe dy objekte publike sipas projektit fitues.
Top Channel