Australia ndërron portierin për penalltitë, Egjipti i përgjigjet duke studiuar Mbappe (VIDEO)

04/07/2026 00:18

Louis Van Gaal befasoi planetin e futbollit në çerekfinale të Botërorit 2014. Trajneri holandez largoi Jasper Cilessen nga fusha në minutën e 121 të kohës shtesë, pikërisht përpara serisë së gjuajtjeve të penalltive për te hedhur në fushë Tim Krul.

Një lëvizje tepër e guximshme por që Van Gaal i shkoi mirë. Krul priti dy penallti, një ndaj Bryan Ruiz dhe tjetrën ndaj Michael Umana për të kualifikuar Holandën në gjysmëfinale. Deshi të përsëriste këtë lëvizje edhe ndaj Argjentinës, por nuk mundi se i kishte konsumuar të gjitha zëvendësimet dhe Holanda e tij u eliminua në serinë e penalltive

Trajneri i Australisë, Tony Popovic duket se kishte mbajtur shënime dhe përsëriti këtë lëvizje, duke i befasuar të gjithë teksa largoi nga fusha Patrick Beach edhe pse zhvilloi një ndeshje shumë të mirë për ta zëvendësuar në minutën e 119 me Mattheë Ryan.

Të dhënat favorizonin këtë zëvendësim. Beach kishte vetëm 12.5% sukses në serinë e penalltive, ndërsa përqindja e Ryan arrinte në 23%.

VIDEO e zëvendësimit të portierëve

Por edhe Egjipti bëri lëvizjen e tij surprizë. Futbollistët e skuadrës afrikane u kapën nga telekamerat teksa ishin duke ndjekur një penallti të Mbappe pikërisht përballë portierit Ryan që është pjesë e Leganes në këtë sezon në Bernabeu. 

VIDEO e lojtarëve të Egjiptit që shohin videon e Mbappe

Por në rastin e Australisë, Popovic kjo lëvizje nuk i shkoi aspak mirë sepse Ryan nuk priti asnjë penallti dhe për më keq vetëm në një rast arriti të gjejë krahun, atë të gjuajtjes së Mahmoud Saber. Golat e Rami Rabia, Mohamed Salah me një Panenka dhe Hossam Abdelmaguid  dhe gabimet e Souttar dhe Lucas Harrington i dhanë mundësi ‘Faraonëve’ të fitojnë për herë të parë një ndeshje të raundit me eliminim direkt në një botëror.

Top Channel