‘Luka, urime për gjithçka’/ Homazhi i Cristiano Ronaldos për Modric pas ndeshjes me Kroacinë(VIDEO).
Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga posti i tij, pas eliminimit të turpshëm të ekipit nga Kupa e Botës.
Sipas raportimeve të Bild dhe Sky Sport, vendimi është marrë menjëherë pas përfundimit të aventurës së Gjermanisë në turne, ndërsa konfirmimi zyrtar nga Federata Gjermane e Futbollit pritet të bëhet publik në orët në vijim.
Nagelsmann mori drejtimin e “Panzerave” me synimin për ta rikthyer ekipin në elitën e futbollit botëror, por eliminimi i hershëm në Kupën e Botës duket se ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit.
Mbetet të shihet se kush do të jetë pasuesi i tij në stolin e kombëtares gjermane, ndërsa Federata pritet të dalë me një deklaratë zyrtare së shpejti.
Top Channel