Lajme të mira për Brazilin dhe Ancelottin, Raphinha kthehet në stërvitje me skuadrën

03/07/2026 22:24

Brazili merr lajme të mira përpara ndeshjes me Norvegjinë e programuar për t’u zhvilluar të dielën. Raphinha u kthye në stërvitje me skuadrën pikërisht dy ditë përpara kësaj sfide me vikingët.

Sulmuesi u rikuperua në kohë rekord pas gati 2 javësh i ndaluar pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Haitit në ndeshjen e dytë në grupe.

Raphinha u prit krahëhapur nga pjesa tjetër e skuadrës në stërvitje me lojtarët që i rezervuan edhe tunelin tradicional.  Gjatë këtyre dy javëve Raphinha ka kryer ushtrime individuale dhe fizioterapi duke kryer dyfishin dhe  trefishin e turneve për të shkurtuar kohën e rikuperimit. Konfederata Braziliane e Futbollit dhe stafi teknik mbetën të habitur për të gjithë punën dhe dedikimin e sulmuesit.

Raphinha është në skuadër por ende nuk kryen të njëjtat ushtrime me futbollistët e tjerë. Do të vijojë të njëjtin proces që kreu edhe Neymar; do të bëjë nxemjen dhe do të marrë pjesë në disa ushtrime aktivizimi, por më pas do të kryeje ushtrime individiale me më pak intensitet.

Gjithsesi, edhe pse u kthye në stërvitje, nuk pritet që Raphinha të luajë ndaj Norvegjisë, përveçse nëse Brazili do të jetë në vështirësi dhe do të ketë shumë nevojë për shërbimin e tij. Ideja në fakt është ta ruajnë dhe ta mbrojnë. Plani i veprimit është që të fitojë minutat e para në një çerekfinale të munshme, nëse Brazili do të kualifikohet.

Top Channel