Kartonët e verdhë të Botërorit, futbollistët që mund të humbasin çerekfinalet

03/07/2026 22:49

Pas fazës së grupeve të Botërorit të SHBA, Meksikës dhe Kanadasë nisën ndeshjet e fazave me eliminim direkt, pjesa më interesante dhe më e ndjekur e kompeticionit. Por gjithsesi janë të paktën 10 futbollistë dhe dy trajnerë që janë me kartonë të verdhë dhe nëse marrin edhe një tjetër në 1/8 e finaleve, do të humbasin ndeshjet çerekfinale në rast se skuadrat e tyre kualifikohen.

Emrat më të spikatur në këtë pikë janë Casemiro, Bellingham dhe Ruben Dias.

Të tre këta futbollistë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjet e tyre të 1/16 të finaleve, kështu që nëse do të ndëshkohen sërish në raundin pasardhës, nuk do të luajnë në çerekfinale.

Pritet që Casemiro, Bellingham dhe Dias të jenë në formacionin titullar në ndeshjet e Brazilit, Anglisë dhe Portugalisë kundër Norvegjisë, Meksikës dhe Spanjës

Në prag të kuadrit të 1/8 të finaleve në total janë 12 të paralajmëruar me kartonë të verdhë; 10 futbollistë dhe 2 trajnerë. Balogun do të jetë i pastër në një çerekfinale të mundshme për SHBA

Futbollistët/trajnerët me kartonë të verdhë

Anglia: Bellingham

Brazili: Casemiro dhe Danilo

Portugalia: Rubén Días

Kanadaja: Sigur dhe Saliba

SHBA; Balogun, i ndëshkuar me karton të kuq, por që do të jetë në çerekfinale në rast kualifikimi

Bélgjika: Mechele si dhe trajneti Rudi García

Norvegjia: Nusa

Maroku: Diop

Top Channel