LIVE/ Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur, disa të shoqëruar. Çahet gardhi metalik para Kuvendit. Deputetët goditen me vezë, hidhet spray lotsjellës
02/07/2026 10:35
Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.
Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.
Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.
Top Channel