Sot seancë plenare/ “Blindohet” Kuvendi, deputetët dhe ministrat mbërrijnë më herët në Parlament

02/07/2026 09:15

Kuvendi është rrethuar me barriera metalike këtë të enjte, ndërsa në ambientet përreth janë vendosur masa sigurie për zhvillimin e seancës plenare.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se rreth 500 forca policie janë mobilizuar dhe ndodhen pranë Parlamentit.

Në gatishmëri janë vendosur edhe makinat ujëhedhëse, të cilat do të përdoren në rast të tensionimit të situatës. Gjithashtu, në dispozicion janë zjarrfikëset dhe ambulancat.

Burime për gazetarin Muhamed Veliu bëjnë me dije se deputetët dhe ministrat kanë mbërritur më herët në ambientet e Kuvendit.

Në rendin e ditës të seancës plenare janë parashikuar dy interpelanca, një me ministrin e Turizmit dhe një me ministrin e Drejtësisë.

Top Channel