Dita e sotme nisi me tensione para Parlamentit pasi një grup protestuesish sulmuan me vezë makinat e deputetëve dhe ministrave, pasi po shkonin në Kuvend për seancës e sotme plenare.

Menjëherë për të ndaluar sulmet kanë ndërhyrë efektivët e policisë së shtetit, të cilët kanë shoqëruar disa protestues, dhe mes tyre siç bën me dije gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ishte edhe Gent Progni.

Progni ishte pozicionuar në një lokal pranë Akademisë së Shkencave nga ku tentoi të godiste deputetët dhe makinat e tyre me vezë.

Në lokal ishin edhe deputetët socialistë Ulsi Manja dhe Admir Kadeli, të cilët Progni i ka ofenduar duke iu thënë hajdutë.

Top Channel