Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.
Disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë duke i shoqëruar në komisariat.
Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.
Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur shtatë efektivë policie, si dhe u lëndua një protestues. Sakaq policia ka shoqëruar 20 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.
Mësohet se 9 policë janë të plagosur, e po ashtu edhe 5 protestues të lënduar.
Top Channel