Live Francë-Suedi/ “Gjelat” marrin lojën në dorë, Barcola shënon golin e dytë të sfidës (Video)

01/07/2026 00:13

Franca dhe Suedia masin forcat në sfidën e radhës të 1/16-ave në New Jersey.

“Gjelat” janë në kërkim të një tjetër fitoreje, që do t’i çonte ata në raundin tjetër.

Ndërsa Suedia, e cila kaloi si një nga vendet e treta më të mira, kërkon të bëjë surprizën e madhe.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Paraguain në fazën e 1/8-ave.

REZULTATI LIVE:

Francë 2-0 Suedi

Mbappe 45′, Barcola 53′

NGJARJET KRYESORE:

53′ Goool Franca 2-0/ Barcola merr një top në zonë dhe përballë portierit nuk gabon. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Goool Franca 1-0/ Mbappe lëviz bukur në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (Video)

36′ Olise provon me një roveshatë, me topin që ndalet në shtyllë. Më pas Dembele godet, por topi del jashtë. (Video)

33′ Rabiot godet nga distanca me të majtën, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

32′ Kounde hedh një top në zonë për Mbappe, por topi përplaset në shtyllë.

30′ Mbappe hedh një top të bukur në zonë për Rabiot, i cili godet, por ndalet nga Zetterstrom.

20′ Mbappe del i vetëm përpara portierit dhe tund rrjetën, por anësori i prish festën kapitenit të Francës. (Video)

17′ Mbappe tenton me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet sërish nga Zetterstrom.

15′ Digne provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Zetterstrom.

3′ Isak godet në hyrje të zonës, me topin që ndalet nga Maignan.

1′ Starton sfida në “MetLife Stadium”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel