Aksident në rrugën e re të Qafë Plloçës, makina humb kontrollin dhe përplaset me barrierat anësore, shoferi jashtë rrezikut për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë është përmbysur në rrugë, ndërsa shoferi humbi jetën.
Një turiste amerikane, e cila ishte pasagjere e autobusit, ka folur për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, duke treguar se si ndodhi aksidenti.
“Jam Debora nga Amerika. Isha në Shqipëri për qejf, u kënaqa shumë. Nesër do të kthehem në Amerikë dhe sot po vija në Tiranë. Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys. Ata që ishin ulur në anën e majtë të mjetit morën dëmtime shumë të rënda. Shoferin e pashë që vdiq. Dëmtime të rënda mori edhe djali i ulur pas tij dhe një vajzë. Unë isha ulur në anën e djathtë. Nuk u lëndova. Shumë njerëz nga ndërtesat afër dhe shoferë ndaluan të na ndihmonin”, u shpreh ajo.
Në aksident mbetën të plagosur 12 persona, shtatë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Top Channel