Ëndrra e Holandës për një Kupë Bote duhet të presë, “Tulipanët” eliminohen me penallti nga Maroku në 1/16-at
Pas eliminimit dramatik nga Kampionati Botëror dhe lamtumirës së hidhur të legjendës Manuel Neuer, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka thyer heshtjen për të ardhmen e tij në krye të “Die Mannschaft”.
Në një deklaratë të hapur, ai ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të braktisë anijen në këto momente të vështira. “Nuk jam dikush që ia mbath… Jam i disponueshëm nëse këtë kërkon kombëtarja gjermane. Nëse duan që unë të qëndroj deri në vitin 2028, unë do ta bëj,” deklaroi trajneri.
Nagelsmann pranoi se vendimi përfundimtar nuk varet vetëm nga dëshira e tij, por nga besimi që krerët e futbollit gjerman do të kenë tek projekti i tij pas këtij dështimi në Kampionatin Botëror. “Nëse nuk më duan, duhet të ma thonë. Unë dua të vazhdoj. Në futboll, nuk ke kontroll të plotë,” shtoi ai, duke pranuar realitetin e vështirë të sportit pas eliminimit në fazën e 1/16-ave.
Top Channel