Holanda eliminohet, Ibrahimovic nuk e kursen Koeman: I papërshtatshëm, dukej si një trajner italian
Pushimet e reja “Hydration Break”, të vendosura gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, po rezultojnë jashtëzakonisht fitimprurëse për David Beckham.
Sipas një analize të publikuar nga Daily Mail, ish-kapiteni i Anglisë ka përfituar rreth 25 milionë euro falë pjesëmarrjes së tij në spotet publicitare që transmetohen gjatë këtyre ndërprerjeve të ndeshjeve.
Fytyra e Beckham është e lidhur me disa prej markave kryesore sponsorizuese të Botërorit, ndërsa reklamat e tij transmetohen pikërisht gjatë pushimeve për hidratim, të cilat janë bërë pjesë e rregullt e ndeshjeve që zhvillohen në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në këtë mënyrë, ish-futbollisti 51-vjeçar po vazhdon të jetë një nga figurat më të paguara të futbollit, edhe shumë vite pas tërheqjes nga fushat e blerta, duke përfituar miliona nga marrëveshjet e tij komerciale gjatë turneut më të madh të futbollit në botë.
Top Channel