Video/ Senegali “përtyp” Irakun me pesë gola, shpreson deri në fund për kualifikimin në fazën me eliminim direkt
26/06/2026 23:03
Pas dy humbjeve radhazi ndaj Francës dhe Norvegjisë, Senegali kishte detyrën të fitonte thellë përballë Irakut dhe ia doli me sukses, pas një pjese të dytë spektakolare.
Kampionët e Afrikës arritën të fitonin me shifrat e thella 5-0 dhe falë këtij rezultati mund të shpresojnë në kualifikimin mes tetë vendeve të treta më të mira të fazës së grupeve.
Senegali e nisi me gol që në minutën e 4-t, por në pjesën e parë nuk arritën më shumë se kaq, pavarësisht se në minutën e 13-të Iraku mbeti me një lojtar më pak pas të kuqit të Sulaka.
Në pjesën e dytë afrikanët shpërthyen duke shënuar katër gola. Sarr (56’), dopieta e Gueye (59’, 72’) dhe Ndiaye (82’) vulosën fitoren me “manita”.
Golat e ndeshjes (Video)
Top Channel