Leon Goretzka, çfarë bën? Futbollisti ngatërron autobus, shkon te ai i Ekuadorit(VIDEO)

26/06/2026 22:50

Dita e enjte ishte totalisht e errët për Gjermaninë. Skuadra e Julian Nagelsmann humbi në ndeshjen e fundit në grup ndaj Ekuadorit me rezultatin 2-1, një humbje që erdhi me përmbysje.

Por kjo ditë aspak pozitive u vu re edhe pas përfundimit të ndeshjes  dhe protagonist u bë Leon Goretzka që regjistroi një episod  vërtet kurioz.

Mefushori i skuadrës 4 herë kampione të botës ngatërroi autobus dhe u ngjit tek ai i skuadrës kundërshtare. Futbollisti 31 vjeçar e kuptii shpejt gabimin dhe zbriti nga autoibusi mes habisë dhe të qeshurave të tifozëve ndërkohë që imazhet e këtij momenti bënë menjëherë xhiron e botës në rrjetet sociale

VIDEO e Goretzka që ngatërron autobusin

Top Channel