Franca, Maignan thyen mallkimin 40 vjeçar, pritet penalltia e parë që nga Botërori i 1986
Skuadra e rekrutimit të Marokut nuk pushon as në ditët e Botërorit 2026. ‘Luanët e Atlasit’, që janë lavdëruar shpesh për punën e bërë me futbollistët që kanë dynënshtetësi dhe tani kanë vënë në shënjestër një tjetër talent; Shaqueel Van Persie.
Djali i legjendës holandeze të futbollit, Robin Van Persie, është një nga lojtarët premtues e Feyenoordit. Në moshën 19 vjeçare shpërtheu në futbollin profesionist, por një dëmtim i komplikuar e pengoi që progresi i tij të vijonte në fazën finale të sezonit.
Duke qenë se është djali i shënuesit të dytë më të mirë në historinë e Holandës, të bënte të mendoje se ai do të ndiqte gjurmët e të atit dhe do të zgjidhte fanelën portokalli. Por sipas mediave të ndryshme marokene, sulmuesi duket se ka zgjedhur të veshë fanelën e Marokut, vendin e origjinës së nënës së tij. Informacione të tjera, po nga media marokene e përjashtojnë këtë, por realiteti është që futbollisti mund të zgjidhet nga Maroku që edhe në të kaluarën ka tentuar të marrë futbollistë që kanë një situatë të ngjashme me të, siç ndodhi me Lamine Yamal.
Një rast i ngjashëm është ai i Brahim Diaz, i lindur në Spanjë, por është djali i Soufiel me kombësi marokene. Po kështu një rast tjetër i ngjashëm është ai i Thiago Pitarch, futbollist që ka ngjallur interesin e Federatës Marokene.
Shaqueel kërkon të jetë një sulmues i shpejtë dhe i pangopur për të shënuar dhe si rastësisht vendi bosh që kërkon të plotësojë Maroku është pikërisht ai i qendërsulmuesit. Ouahbi ka spostuar një mesfushor ofensiv si Saibari në rolin e qendërsulmuesit edhe pse nuk është pozicioni i tij natyral. El Kaabi ose En Nesiry janë futbollistë që janë në një fazë maturie, ndërsa përgjigjja për sulmin maroken mund të quhet Shaqueel Van Persie
Top Channel