Kaos në Federatën Argjentinase të Futbollit, dërgohet për gjykim presidenti Tapia

26/06/2026 22:34

Drejtësia argjentinase vendosi këtë të premte të dërgojë në gjykim presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia së bashku me mbajtësin e thesarit të institucionit Pablo Ariel Toviggino me akuzën e mospagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore për më shumë se 19 miliardë pesos(mbi 11 milionë euro).

Lajmi shkon te Tapia teksa ai ndodhet në SHBA teksa shoqëron kombëtaren Albiceleste të impenjuar në Botërorin 2026, vetëm pak orë përpara ndeshjes së fundit në grup të skuadrës kampione të botës kundër Jordanisë.

Presidenti i Federatës Argjentinase duhet të kishte kërkuar një leje nga drejtësia për të dalë vendi, ndërkohë që gjykatësit e motivuan vendimin e tyre për të dërguar Tapian në gjykim duke thënë se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë krimin e kryerjes së krimit të mospagumit të taksave në 34 raste dhe atë të mospagimit të sigurimeve shoqërore në 17 raste.

Nga ana e tij Claudio Tapia iu ishte përgjigjur këtyre akuzave të magjistraturës se, ndonëse me vonëse, pagesa vullnetare e detyrimeve për sigurimet shoqërore ishte bërë përpara afatit të caktuar.

Top Channel