Surprizë e kushtueshme për Afrikën e Jugut, bizhuteri me vlerë 40 mijë euro, dhuratë për futbollistët
SHBA duket e pandalshme në këtë start të Botërorit. Skuadra e trajnerit Pochettinos ka arritur të mposhtë pastër Australinë me dy gola në pjesën e parë dhe të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/16-ave.
Ishte një ndeshje që nisi dhe vijoi me dominimin e vendësve, të cilët duket se kanë ardhur në formën më të mirë në këtë eveniment. Goli parë erdhi shpejt, me një autogol të australianëve.
Amerikanët nuk u kënaqën me kaq, por kërkuan edhe golin e dytë dhe pas disa rastesh të humbura ia dolën në të 44-tën me Freeman, që shfrytëzoi në maksimum një hezitim të mbrojtjes kundërshtare në zhvillimet e një goditjeje dënimi.
Në minutat e fundit loja u ndal për një arsye të rrallë, pasi arbitri Zwayer pësoi një dëmtim muskulor, por arriti ta mbyllë ndeshjen pas ndërhyrjes së mjekëve, edhe pse i sforcuar.
Në pjesën e dytë SHBA-ja menaxhoi gjithçka si duhet dhe siguroi një fitore të pastër, pavarësisht këmbënguljeve të australianëve në fund. Amerikanët luajnë në ndeshjen e tretë ndaj Turqisë, e cila sfidon Paraguajin mëngjesin e nesërm.
FORMACIONET ZYRTARE
SHBA (4-2-3-1): Freese; Freeman, Richards, Ream, Robinson; Tillman, Adams; Dest, McKennie, Pepi; Balogun; Trajner: M. Pochettino;
Australia (5-4-1): Beach; Bos, Burgess, Souttar, Circati, Italiano; Velupillay, Okon-Egnstier, O’Neill, Leckie; Toure; Trajner: T. Popoviç;
REZULTATI LIVE
SHBA-Australi 2-0
Burgess (aut.) 11′, Freeman 44′
GOLAT E NDESHJES
Autogoli i Burgess (Video)
Goli i Freeman (Video)
Dëmtimi i arbitrit (Video)
Top Channel