Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Një histori sa prekëse aq edhe fatkeqe po vjen nga Kupa e Botës, ku nëna e portierit të Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka nisur një udhëtim të gjatë për të ndjekur dhe mbështetur djalin e saj në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Për fat të keq, ajo nuk arriti dot ta përjetonte nga afër debutimin historik të Vozinha-s në këtë turne, pasi u përball me disa probleme të papritura burokratike lidhur me pajisjen me vizë. Ky moment i madh për karrierën e portierit u zbeh disi nga mungesa e njeriut të tij më të shtrenjtë në shkallët e stadiumit.
Megjithatë, pengesat tashmë duket se po zgjidhen dhe të gjithë shpresojnë që nëna e tij, Ana, të jetë e pranishme në tribuna për ndeshjen e radhës, duke plotësuar kështu ëndrrën e madhe familjare për të parë djalin e saj duke mbrojtur ngjyrat e kombëtares në një Kampionat Botëror.
Top Channel