Belgjika, Lukaku ende nuk është gati, nuk do të jetë titullar ndaj Iranit
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, beson se kombëtarja angleze ka krijuar një frymë të re dhe një atmosferë pozitive që mund ta ndihmojë të arrijë sukses të madh këtë verë.
Pas fitores ndaj Kroacisë, sulmuesi anglez krahasoi skuadrën aktuale me ekipet e mëparshme të Anglisë në Kupat e Botës dhe Kampionatet Evropiane, duke theksuar energjinë dhe dëshirën që karakterizon grupin e tanishëm.
“Në këtë skuadër ndihet një frymë e re. Mund të shohësh urinë, dëshirën dhe entuziazmin e lojtarëve për të qenë pjesë e asaj që mund të jetë një verë vërtet e veçantë”, deklaroi Kane.
Sipas kapitenit, harmonia brenda grupit është një nga pikat më të forta të ekipit.
“Mund ta shihni edhe vetë. Të gjithë shkojmë mirë me njëri-tjetrin, kalojmë kohë së bashku dhe kjo reflektohet edhe në mënyrën se si stërvitemi. Intensiteti që tregojmë në stërvitje është ai që më pas e sjellim edhe në fushë”, tha ai.
Kane u ndal edhe te momenti emocional që përjetoi pas ndeshjes me Kroacinë, kur tifozët anglezë kënduan në kor hitin legjendar “Wonderwall” të grupit Oasis.
“Ka qenë një nga momentet më të bukura dhe më emocionuese të karrierës sime me kombëtaren. E di që është vetëm ndeshja e parë dhe nuk duhet të rrëmbehemi nga entuziazmi, por lidhja emocionale me tifozët ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh sulmuesi.
“Në atë moment, kur të gjithë po këndonin së bashku në stadium dhe secili i dinte fjalët e këngës, u krijua një atmosferë vërtet e veçantë. Ishte një kujtim që do ta mbaj mend gjatë”, përfundoi Kane.
Top Channel