Botërori 2026/ Hera e parë me 1/16 e finaleve, rregullorja për skuadrat që kualifikohen

19/06/2026 11:28

Botërori 2026 hyn në histori si edicioni i parë në mënyrë absolute me 48 skuadra pjesëmarrëse, pra janë 16 skuadra më shumë. Dhe ky zgjerim i formatit anulon sistemin e vjetër me kualifikim direkt të skuadrave në 1/8 e finaleve teksa shton një raund të ri; për herë të parë në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik do të ketë fazën e 1/16 të finaleve që do të nisin të dielën e 28 qershorit.

Nga 48 skuadra pjesëmarrëse, 32 presin biletën për në raundin pasues dhe 16 do të kthehen në shtëpi. Kualifikohen për në 1/16 e finaleve dy ekipet e para të çdo grupi, 24 në total dhe 8 ekipet e treta më të mira.

Çfarë ndodh në rast barazimi pikësh?

Me 12 grupe nga 4 skuadra secila dhe vetëm 3 ndeshje në dispozicion, probabiliteti që të ketë skuadra me pikë të barabarta është shumë i lartë. Në rast se 2 ose më shumë skuadra në të njëjtin grup janë me pikë të barabarta, FIFA do të aplikojë këto kritere të renditur sipas rëndësisë.

Ndeshjet direkte(nëse barazimi përfshin të njëjtat skuadra)

  1. A) Numri më i madh i pikëve të marra në ndeshjet direkte
  2. B) Golavarazhi më i mirë në ndeshjet direkte
  3. C) Numri më i madh i golave të shënuar në ndeshjet direkte

Kriteret e përgjithshme të grupit(nëse vijon barazimi)

  1. D) Golavarazhi më i mirë në total në të gjitha ndeshjet e grupit
  2. E) Numri më i madh i golave të shënuar në të gjitha ndeshjet e grupit.
  3. F) Klasifikimi disiplinor (Fair Play): e llogaritur në bazë të kartonëve të marrë nga futbollistët dhe stafi
  4. G) Renditja e FIFA: do të përdoret si zgjidhje ekstreme në rast se do të ketë barazim total në të gjitha kriteret

Si përllogariten skuadrat e treta më të mira

E reja e turneut është ‘klasifikimi i ndarë’ që do të vendosë 12 skuadrat që do të renditen në vendet e treta të klasifikimit në grupet e tyre respektive. Vetëm 8 prej tyre do të kalojnë më tej, 4 të tjerat do të eliminohen. Kriteret për të dekretuar 8 ekipet e treta më të mira janë:

Pikët e fituara në grupin e tyre

Golavarazhi i përgjithshëm më i mirë

Numri më i madh i golave të shënuar

Sjellja disiplinore(numri më i vogël i kartonëve të marrë)

Renditja e FIFA(me referim zyrtar adaj të bllokuar në 11 qershor 2026).

Sa pikë duhen për t’u kualifikuar?

Simulacionet statistikore dhe precedentët historikë të turneve me format të ngjashëm konfigurojnë një kuotë sigurie të qartë

5 pikë: Siguri matematikore për kualifikimin

4 pikë: Siguri thuajse e plotë, edhe pse historia tregon se rreziku i 0.1% ekziston(siç janë eliminimet e bujshme të Norvegjisë në SHBA ’94 dhe Ukrainës në Euro 2024(.

3 pikë: Ke rreth 65% mundësi të kalosh si skuadra e tretë më e mirë

2 pikë: Shpresat reduktohen në minimum, me rreth 5% shanse për të kaluar turnin

Përcaktimi i çifteve

Me përfshirjen e skuadrave të treta më të mira, tabela e 1/16 të finaleve do të mund të gjeneronte 495 kombinacione të mundshme për përcaktimin e çifteve. Për të evituar kaosin dhe për të garantuar më shumë transparencë FIFA zgjodhi një matricë fikse dhe të paravendosur. Ky algoritëm iu përgjigjet dy kritereve thelbësore; nga njëra anë pengon përballjen e skuadrave që vijnë nga i njëjti grup; nga ana tjetër përcakton kryqëzime standard që sheh disa prej skuadrave të vendeve të dyta të sfidohen mes tyre, ndërsa skuadrat e vendeve të para kanë avantazhin të luajnë me ekipet e dyta ose ato të treta

Tabela e 1/16 të finaleve

Ana e majtë e Tabelës

  1. E para e grupit E – e 3 e grupit A/B/C/D/F
  2. E para e grupit I – e 3 e grupit C/D/F/G/H
  3. E dyta e grupit A – e dyta e grupit B
  4. E para e grupit F – e dyta e grupit C
  5. E dyta e grupit K – e dyta e Grupit L
  6. E para e grupit H – e dyta e grupit J
  7. E para e grupit D – e 3 e grupit B/E/F/I/J
  8. E para e grupit G – e 3 e grupit A/E/H/I/J

Ana e djathtë e tabelës

  1. E para e grupit C – e dyta e grupit F
  2. E dyta e grupit E – e dyta e grupit I
  3. E para e grupit A – e 3 e grupit C/E/F/H/I
  4. E para e grupit L – e 3 e grupit E/H/I/J/K
  5. E para e grupitJ – e dyta e grupit H
  6. E dyta e grupit D – e dyta e grupit G
  7. E para e grupit B – e 3 e grupit E/F/G/I/J
  8. E para e grupit K – e 3 e grupit D/E/I/J/L

Top Channel