Tifozët e Brazilit “tërbojnë” argjentinasit me pankartën ku Messi i puth këmbën Pelé-së!

19/06/2026 18:32

Rivaliteti i përjetshëm futbollistik mes Brazilit dhe Argjentinës ka gjetur një tjetër mënyrë origjinale dhe tejet provokuese për t’u shfaqur gjatë Kampionatit Botëror 2026.

Tifozët e “Seleçaos” janë grumbulluar në Filadelfia, ku skuadra e tyre do të luajë ndeshjen e dytë të fazës së grupeve kundër Haitit, duke krijuar një atmosferë festive me këngë dhe thirrje në qendër të qytetit. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe është kthyer menjëherë në një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale është një pankartë gjigante e shpalosur prej tyre.

Kjo pankartë paraqet një skenë mjaft satirike dhe thumbuese ndaj rivalëve të tyre historikë, duke bërë bashkë tre nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit: Pelé, Diego Maradona dhe Lionel Messi. Mbreti i futbollit brazilian, Pelé, është pikturuar i ulur në mënyrë madhështore në fronin e tij mbretëror, ndërsa dy ikonat e Argjentinës janë vendosur në një pozicion plotësisht nënshtrues ndaj tij.

In detajet e pankartës që po bën xhiron e botës, Lionel Messi shihet i gjunjëzuar duke i puthur këmbën “Mbretit” Pelé, ndërsa Diego Maradona po ashtu qëndron në gjunjë pranë tij duke e freskuar me një gjethe palme tradicionalisht mbretërore. Përmes këtij imazhi ironik, tifozët brazilianë kanë zgjedhur të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të prerë se kush është sipas tyre lojtari më i mirë i të gjitha kohërave (GOAT) dhe i vetmi udhëheqës legjitim i historisë së këtij sporti, duke rindezur debatin e zjarrtë që nuk do të shuhet kurrë mes dy vendeve fqinje të Amerikës Latine.

Top Channel