Surprizë e kushtueshme për Afrikën e Jugut, bizhuteri me vlerë 40 mijë euro, dhuratë për futbollistët

19/06/2026 23:09

Botërori i futbollit tregon histori si brenda fushës së lojës ashtu edhe jashtë saj dhe po kështu tregon edhe për shpërblime që në kontekste të tjera janë të paimagjinueshme. Afrika e Jugut barazoi në ndeshjen e dytë në grup me Çekinë, një rezultat që u festua në vend.

Por sfida në stadiumin e Atlantës i shërbeu skuadrës afrikane edhe për një bashkëpunim me markën e bizhuterive dhe orëve IceBox me këtë të fundit që iu dha futbollistëve objekte të tilla me vlerë 40 mijë euro. Marka amerikane postoi në profilin e saj në Instagram një video ku shfaqeshin futbollistët e Bafana Bafana në një dyqan duke zgjedhur objektin që dëshirojnë.

‘Ishte një privilegj për ne të punonim me kombëtaren e Afrikës së Jugut gjatë qëndrimit të saj në Atlanta për botërorin 2026’-theksonte IceBox në rrjetet sociale.

Goli i shënuar nga Mokoena gjeneroi një efekt pozitiv te skuadra e tij pas imazhit të shëmtuar të lënë në ndeshjen me Meksikën ku mori edhe 2 kartonë të kuq në debutimin e saj në Botëror. Por në ndeshjen e dytë, si futbollistët ashtu edhe stafi teknik dolën me një ‘fitore’ në dorë.

Top Channel