Trajneri i Kanadasë i tronditur pas dëmtimit të rëndë të Ismael Kone: Të gjithë e dëgjuam kockën duke u thyer
Dëmtimet e rënda në futboll shpesh shoqërohen me një skenë kurioze: lojtari largohet me barelë duke përshëndetur i qetë tifozët.
Ky ndryshim i menjëhershëm nga trauma te buzëqeshja ka një sekret mjekësor që quhet “Green Whistle” (Pipa e Gjelbër). Kjo pajisje është një inhalator që përmban Methoxyflurane (Penthrox), një qetësues jashtëzakonisht i fuqishëm që thithet direkt nga mushkëritë, duke eliminuar nevojën për gjilpëra apo injeksione në mes të fushës.
Mjaftojnë vetëm 6 deri në 10 thithje të këtij avulli me shije frutash që lojtari të mos ndjejë më asnjë dhimbje nga thyerjet apo këputjet e ligamenteve.
E veçanta e këtij mjeti është se ai nuk ndikon fare në vetëdijen e sportistit. Lojtari mbetet plotësisht i kthjellët, gjë që i lejon të qëndrojë i ulur në barelë dhe t’i bëjë me dorë publikut. Efekti i kësaj “pipe magjike” zgjat nga 30 deri në 60 minuta, duke garantuar një transport të qetë dhe pa dhimbje drejt spitalit.
Top Channel