Nga SHBA ku është përqendruar vëmendja e të gjithë botës për shkak të Botërorit të futbollit, vjen një lajm i bujshëm. Ronladinho rikthehet në fushën e lojës në moshën 46 vjeçare dhe do të rinisë gjithçka nga Serie C në futbollin italian ku do të nënshkruajë një kontratë me Ravennan.

Një lëvizje kjo e pabesueshme dhe me shumë efekt për të cilën do të ketë një njoftim zyrtar në 23 qershor në Miami

‘Ngjyra të reja, e njëjta buzëqeshje-thotë futbollisti brazilian-mezi pres që të kthehem të vallëzoj sërish me topin për të shkruar një faqe të re në historinë së bashku me Ignazio dhe të gjithë fammiljen Ciprian. Futbolli ka qenë gjithnjë një burim gëzimi për mua, dua të përçoj të njëjtin shpirt te Ravenna’.

Pasi iu afrua ngjitjes në Serie B në kampionatin e kaluar, skuadra romanjole prezantohet në startin e sezonit të ardhshëm jo vetëm me ambicie të mëdha, por duke përfshirë në skuadër një lojtar që ka bërë historinë në futboll, gati për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës pavarësisht moshës 46 vjeçare.

Ronaldinho do të bashkohet me skuadrën në grumbullim dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik që në fazën përgatitore të kampionatit. Njoftimi zyrtar për Ronaldinhon që do të bëhet në Miami do të shoqërohet edhe me prezantimin e fanellave të reja të klubit dhe kështu te Ravenna do të nisë një epokë e re, sjellja e një legjende si Ronaldinho në fushat e Serie C bëhet diçka e pabesueshme jo vetëm për vetë klubin e Ravennas, por edhe për të gjithë lëvizjen.

Top Channel