SHBA është e pandalshme, i mjafton një pjesë për të likuiduar Australinë dhe siguruar kualifikimin (Video)
Thomas Tuchel e nisi me këmbë të mbarë Botërorin 2026 me kombëtaren angleze duke regjistruar një fitore shumë bindëse ndaj Kroacisë, megjithatë trajneri gjerman pas përfundimit të ndeshjes kishte diçka për t’u ankuar.
Në konferencën për shtyp, Tuchel foli për një detaj që nuk ishte shumë i këndshëm për të; pozicioni i fotografëve gjatë himnit kombëtar.
Trajneri anglez po priste të ndjente ‘God Save the King’, por nuk mund të shihte futbollistët e tij gjatë ekzekutimit të himnit për faktin se fotografë të shumtë ishin pozicionuar gjysmë metri para pankinës angleze duke ia bllokuar të gjithë pamjen trajnerit të fushës së lojës.
‘I kërkoj FIFA që të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himnit kombëtar. Nuk mund të shihja skuadrën time gjatë himnit-ishin fjalët eTuchel-po e prisja këtë moment, është një moment shumë special që përjetoja sot dhe përpara kisha një mur me 50 fotografë gjysmë metri larg meje. Nuk mund të shihja asnjë lojtar dhe kjo më prishi pak eksperiencën time sot’.
Dhe FIFA u përgjigj ndaj ankesave të trajnerit. Nga Anglia vijnë lajme që bëjnë të ditur se organizatorët e turneut do të detyrojnë fotografët që të pozicionohen më pranë vijës së mesit të fushët gjatë ekzekutimit të himneve.
Me këtë ndryshim të protokollit pritet që fotografët të jenë më pranë njëri-tjetrit dhe më larg pankinave në mënyrë që trajnerët dhe stafi teknik i tyre të mund të përjetojnë të plotë eksperiencën e tyre në Botëror. Mediat angleze e festuan këtë vendim si një tjetër fitore për trajnerin e ‘Tre Luanëve’.
Theksojmë se situata e përjetuar nga Tuchel është edhe për shkak të stadiumit ku i takoi Anglisë të luajë, AT&T Stadium të Arlington, shtëpia e skuadrës së Dallas Coëboys në NFL.
Për shkak të Botërorit ky impiant u desh të përshtatej me futbollin evropian dhe të zgjeronte terrenin e fushës për të respektuar përmasat sipas rregullores së FIFA dhe kjo solli reduktimin e hapësirave në anë të fushës dhe në zonën teknike dhe si pasojë fotografët u deshën të pozicionoheshin pikërisht përpara Tuchel.
Top Channel