SHBA është e pandalshme, i mjafton një pjesë për të likuiduar Australinë dhe siguruar kualifikimin (Video)
Mbrojtësi i Spanjës, Pau Cubarsí, është shfaqur optimist para përballjes së rëndësishme me Arabinë Saudite në Kupën e Botës, duke theksuar se skuadra mbetet e bashkuar dhe me besim të plotë pavarësisht barazimit në ndeshjen e parë.
Futbollisti i Barcelonës pranoi se Spanja nuk zhvilloi paraqitjen më të mirë në debutim, por siguroi se ekipi është gati të reagojë.
“Nuk zhvilluam një ndeshje të madhe, por jemi të motivuar dhe të vendosur për të marrë fitoren”, deklaroi Cubarsí.
I pyetur nëse rezultati i parë ka krijuar dyshime brenda skuadrës, 19-vjeçari ishte i prerë:
“Jo, nuk kemi asnjë dyshim. E dimë nivelin e lojtarëve dhe stafit teknik. Duhet të kemi gjithmonë besim te vetja. Kemi ndërtuar një projekt të fortë prej vitesh dhe duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë.”
Sipas tij, çelësi për të mposhtur Arabinë Saudite nuk qëndron te ndryshimet taktike, por te rritja e intensitetit në lojë.
“Duhet të kemi më shumë agresivitet pozitiv, ta qarkullojmë topin më shpejt dhe të luajmë me më shumë ritëm. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, do të zhvillojmë një ndeshje të madhe”, tha mbrojtësi spanjoll.
Cubarsí foli edhe për mundësinë e rikthimit të Lamine Yamal, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të problemeve fizike.
“Nëse është gati të luajë, do të na ndihmojë shumë. Megjithatë, kushdo që e zëvendëson është i aftë të bëjë një punë të shkëlqyer. E rëndësishme është që ai të jetë plotësisht i rikuperuar”, u shpreh ai.
Mbrojtësi i Barcelonës kujtoi gjithashtu emocionet e debutimit në Kupën e Botës.
“Ishte një ëndërr e realizuar. E kisha shkruar prej kohësh si objektiv në bllokun tim. Megjithatë, mbeta i zhgënjyer që nuk arritëm fitoren”, tha Cubarsí.
Ai rezervoi fjalë të mëdha edhe për shokun e skuadrës, Pedri, duke e cilësuar si një nga lojtarët më të mirë në botë.
“Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm. Mund të luajë në çdo pozicion dhe na ndihmon shumë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse”, theksoi ai.
Në fund, Cubarsí refuzoi të flasë për festimet e mundshme në rast fitimi të Botërorit.
“Nuk e kam menduar fare. Tani mendoj vetëm për të fituar ndeshjen e radhës. Më pas do të kemi kohë të flasim për gjithçka tjetër”, përfundoi ai.
Top Channel