Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Neymar Jr vazhdon të jetë temë diskutimi te Brazili dhe në këtë pikë ndërhyri edhe Luiz Inacio Lula da Silva.
Presidenti i Brazilit zgjodhi të bëjë një batutë me tone shakaje në lidhje me grumbullimin e sulmuesit 34 vjeçar me Seleçaon, edhe pse ai po përballet me një dëmtim që po e shtyn kthimin e Neymar në fushën e lojës.
‘Është i pari futbollist i grumbulluar në smart working në botë’-ishte përkufizimi i bërë nga presidenti Lula për Neymar
Batuta erdhi gjatë një eventi publik, në një dialog me një fëmijë që ishte i pranishën në plate. Duke folur për sportin dhe për barazinë gjinore, Lula e pyeti djaloshin nëse e kishte parë ndonjëherë futbollisten Marta të luajë, lojtarja që është shpallur 6 herë më e mira në botë.
Pas përgjigjes negative që mori, Lula e pyeti më pas se cili është sipas tij aktualisht futbollisti më i mirë i Brazilit dhe fëmija iu përgjigj: Neymar dhe në këtë pikë Lula i kujtoi se sulmuesi ende nuk ka hyrë në fushën e lojës.
Top Channel